SHPËRNDAJE

Mesfushori francez i skuadrës londineze Tottenham, Moussa Sissoko, ka dështuar të tregojë vlerat reale që posedon pas transferimit në “White Hart Lane” nga Newcastle United edhe pse ishte një nga më të dalluarit në evropianin e verës së kaluar në Francë, shkruan “Korneri.net”.

Sipas mediave britanike Sissoko do të largohet gjatë verës nga Tottenham, pasi nuk llogaritet nga trajneri Pochettino.

Nga ana tjetër mediat spanjolle bëjnë të ditur se Sissoko kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona, kurse mediat italiane ka zbuluar se për reprezentuesin francez interesim real ka shfaqur Milan./Korneri.net.

PËRGJIGJU