SHPËRNDAJE

KB Prishtina po punon fuqishëm që edicionin historik ku do të luajë në Champions League, të paraqitet sa më mirë. Skuadra më e fuqishme kosovare pasi në skuadër riktheu ish trajnerin e saj Ahmet Kandemir, dhe u përforcua me amerikanët Woodley e Johnson, sot gjatë ditës ka bërë goditjën më të madhe duke rikthyer në kryeqytet basketbollistin më të mirë kosovar Dardan Berisha.

Berisha që me Prishtinën ka fituar tituj të shumtë pritet të jetë armë e fortë e Prishtinës, këtë edicion.

Prishtina ka njoftuar se në ditët e ardhshme do të ketë të tjerë transferime bombastike.

PËRGJIGJU