SHPËRNDAJE

Pas shortit të hedhur në Mies të Zvicrës, klubi më i madh kosovar në basketboll Sigal Prishtina e kuptuar kundërshtarin e parë për ndeshjet kualifikuese në Champions League.
Përballë kaltër e bardhëve do të jetë skuadra bjelloruse BC Tmoski Mins, shkruan Korneri.net.


Në rast se Sigal Prishtina e kalon këtë kundërshtar, atëherë në rrethin e dytë do të takohet me skuadrës ukrainase BC Budivelnyk, kurse në rast se eventualisht kryeqytetasit kalojnë në rrethin e tretë atje i pret skuadra e fortë franceze Nanterre 92.

Kualifikimet për Champions League fillojnë me 19 dhe 21 korrik, ndërsa deri tash skuadra jonë është përforcuar me tre basketbollistë, por sigurisht se zyrtarët e klubit po punojnë edhe për prurje të reja. /Korneri.net

PËRGJIGJU