SHPËRNDAJE

Silverstone vendos të dalë nga kalendari i Formula 1 duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Shtegu ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e 10. sezonale, ka aktivizuar klauzolën në kontratën me Formula 1, sipas së cilës do të tërhiqet nga organizimi. “Humbjet janë shumë të mëdha. Kemi arritur limitin. Gjatë dy viteve të fundit kemi humbur 7.6 milionë funte dhe presim që edhe gjatë këtij viti të humbasim shumë”, theksoi presidenti i “Shoqatës Britanike të Pilotëve“, John Grant.

Gjithsesi, ai lë të hapur mundësinë e rikthimit në bisedime me pronarët e Formula 1 për të ridiskutuar termat e kontratës duke theksuar se ulja në një tryezë dhe arritja e një marrëveshjeje do të siguronte një të ardhme të shendoshë. Sipas BBC, vendimi i drejtuesve të pistës së Silvestone nuk do të thotë se Britania e Madhe do të mbetet pa një ndalesë. Në vitin 2009, Ecclestone nënshkroi një kontratë 17-vjeçare por me një klauzolë largimi pas vitit 2017. Presidenti aktual i F1, Chase Carey, theksoi në një intervistë se prioriteti i tij mbetet Silverstone por në Britaninë e Madhe kanë treguar gadishmërinë e tyre edhe disa pista të tjera. Mes alternativave është edhe ajo e një gare në rrugët e Londrës e ngjashme me atë të Montecarlos.

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU