SHPËRNDAJE

Përherë të parë në histori të Formula1, të gjitha 10 skuadrat pjesmarrëse janë takuar në një shteg jashtë garave. Organizatorët e Çmimit të Madh të Britanisë, e cila do të mbahet gjatë vikendit në Silverstone, u kanë bërë një nder apo organizim të papritur dhe spektakolar për qytetarët e Londrës dhe atë pa pagesë, shkruan Korneri.net.

Ferrari, Mercedes, Red Bull dhe bolidët tjerë kanë defiluar nëpër rrugët e Londrës duke ngrit në maksimum adrenalinën tek shikuesit. Alonso, Vettel dhe disa politë të tjerë bënin xhiro me bolidët e tyre me të cilët edhe silleshin në një vend duke ngrit edhe tymë të paparë, port ë gjitha këto gjëra u pëlqyen nga shikuesit.

Është interesant të theksohet se në vitin 2020 nuk do të mbahen garat në Silverstonë për herë të parë në histori të Formula1, pasi organizatorët kanë paralajmëruar një gjë të tillë shumë më herët për shkak të humbjeve të mëdha.

Ky spektakël do të ishte edhe më madhështor sikur në këtë festë të ishte rpezent edhe Lewis Hamilton i cili u ka thënë organizatorëve që është i lodhur dhe po pushon, dhe kjo ka ndikuar keq tek tifozët vendas të cilët mbetën të zgjënjyer me vendimin e tij. /Korneri.net

PËRGJIGJU