SHPËRNDAJE

Asambleja e Ligës së NBA-së, mbledhur në Las Vegas, ka miratuar sot ndryshimin e disa rregullave të lojës, që synojnë një basketboll është më spektakolar. Ndryshimi kryesor është ulja e numrit të pushimeve (time out) nga 18 në 14 si dhe shkurtimi i kohës së tyre. U vendos gjithashtu që numri i pushimeve në 3 minutat e fundit të jetë në maksimum 2 për çdo ekip.

“Më pak ndërprerje të lojës, sidomos në minutat e fundit të ndeshjeve, do ta bëjë ndeshjen më spektakolare dhe argëtojë më shumë fansat”, thanë drejtuesit e NBA-së. Kështu, u vendos që çdo ekip të ketë 7 pushime gjatë një ndeshje dhe çdo “time out” do të zgjasë 75 sekonda. Gjithashtu, çdo ekip do të ketë 2 pushime ekstra në kohën shtesë (ishin 3).

PËRGJIGJU