SHPËRNDAJE

Venus Williams ka depërtuar në finale të Wimbledon për herë të nëntë në karrierën e saj, pasi të enjtën shënoi fitore ndaj britanikes Johanna Konta me rezultat 2:0 në sete, 6:4,6:2, ndërsa të shtunën do të përballet për titullin e gjashtë në këtë turne prestigjioz përballë spanjolles Garbine Muguruza e cila dy herë nga 6:1 mposhti sllovaken Magdalena Rybarikova për vetëm 64 minuta.

Pa dyshim Williams është favorite e madhe në këtë përballje finale, mirëpo nëse bazohemi në lojërat që i ka treguar Muguruza sivjet në Wimbledon, atëherë nuk do të ishte befasi nëse ajo t/i gëzohej triumfit të parë në karrierë. /Korneri.net

PËRGJIGJU