SHPËRNDAJE

Legjenda e tenisit botëror, Roger Federer, është finalisti i dytë i grand slemit të Wimbledonit, pas fitores 3-0 (7-6, 7-6, 6-4) arritur sot në mbrëmje në fushën me bar të Londrës ndaj çekut Tomas Berdych.

Një fitore shumë e vështirë e tenistit zviceran, që në dy sete iu deshën pikët shtesë për të mposhtur çekun, që rivalizoi fort dhe largohet me kokën lart. Gjithsesi, Federer e meritoi fitoren dhe në moshën 35-vjeçare do të tentojë të fitojë për të 8-n herë në karrierën e tij grand slemin e preferuar, atë të Wimbledonit. Në finale, Federer do të përballet me kroatin Marin Cilic./Korneri.net.

PËRGJIGJU