SHPËRNDAJE

Me shumë mundësi nuk e keni dëgjuar si emër, por Rosemary Smith është një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e motosportit.

Në mesin e viteve ’60, Rosemary nisi të merrej me Rally dhe fitoi disa gara në një periudhë që femrat nuk imagjinoheshin kurrë në timon.

Tashmë, në moshën 79-vjeçare, gruaja nga Dublini sërish ka habitur të gjithë, kësaj radhe duke pilotuar një makinë të Formula 1 e duke u bërë personi më i moshuar që e bën diçka të tillë.

Rosemary u ftua nga Renault në pistën “Paul Ricard”, në jug të Francës, ku u trajnua nga piloti Joylon Palmer.

“Nuk mendoja kurrë se do ia arrija kësaj dite. Një makinë F1 është krejt ndryshe nga makinat e tjera. Ishte një eksperiencë fantastike”, tha 79-vjeçarja.

/ Top Channel

PËRGJIGJU