SHPËRNDAJE

Edhe pse kanë bërë merkato të jashtëzakonshme deri më tani, Marco Fassone ka dhënë një lajm të madh për tifozët, ku e ka pranuar se do të transferojnë edhe një sulmues.

Ai e pranoi se janë në bisedime me Andrea Belottin, Alvaro Moratan dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por insiston se nuk janë të vetmit.

“Ne do të transferojmë edhe një sulmues. Por, nuk jemi të interesuar vetëm për Andrea Belottin, Alvaro Moratan dhe Pierre-Emerick Aubameyang, sepse në listë janë edhe disa emra që nuk janë përmendur nga mediat”, tha Fassone për mediat italiane.

Nga këta të tre më afër duket Belotti, i cili ka shprehur dëshirën për të kaluar në Milan, ndërsa nuk është as pjesë e kampanjës për prezantimin e fanellave të reja./Korneri.net.

PËRGJIGJU