SHPËRNDAJE

Ndoshta tenisti më i mirë i të gjitha kohërave zvicërani Roger Federer, për herë të tetë në karrierë e fitoi turneun më prestigjioz të tenisit Wimbledon (i pari pas vitit 2012) pasi në finale mposhti shumë lehtë kroatin Maric Cilic me rezzultat 3:0 në sete 6:3, 6:1, 6:4, duke dëshmuar se është më i madhi ndonjëherë, pasia skush deri më tash në histori të Wimbledon nuk e ka fituar tetë herë trofeun.
Cilic nuk ka qenë edhe kundërshtar i denjë në këtë finale pasi në setin dytë pati talshe le lëndimin e këmbës dhe pranë rezultat 3:0 në gejme Cilic kërkoi ndihmën e mjekut dhe filloj të qante nga dhimbjet që kishte, dhe nga ky moment gjërat ishin edhe më lehta për Federeri që hyri në histori të kësaj gare.

Çfarë do të shikojmë pasi të largohet nga tenisi?

Pa asnjë dyshim pyetja e shumë ekspertëve të tenisit në botë vazhdojnë të bëjnë këtë pyetje, se çfarë do të shikojmë pasi zvicërani të largohet përfundimisht nga tenisi.
Do të jemi të mangët sepse do të humbim njeriun më të madh të sportit të bardhë, njeriun që ka kthyer interesimin e miliona njerëzve për këtë sport, një person i dashur për të gjithë, e posaqërisht në Angli, pavarësisht se ka pasur një rival vendor vitetve të fundit si Andy Murray, mirëpo Federer është diçka tjetër, një person i madh i tenisit, një profesionit i vërtetë përkundër moshës.

PËRGJIGJU