SHPËRNDAJE

Duket pa e çuditshme, por Pep Guardiola e ka dhënë dritën e gjelbër që të shitet sulmuesi argjentinas Kun Aguero, raporton “The Sun”, përcjell Korneri.net.
Strategu spanjoll e ka ndërmend ta shet sulmuesit e tij dhe atë te kampioni aktual Chelsea, që duket se po ka telashe ta transferoj spanjollin Moarata apo franko-gabonezin, Aubameyang kështu që befasisht për të gjithë është gati transferimit shikues të Kun Aguerros.

Megjithatë, në rast se ky transferim ndodh atëherë nuk mund të thuhet se është lëvizje jo e mirë pasi Aguero edhe më tutje konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në Premier League, pasi ai në 253 ndeshje për “citizens” ka shënuar hië më pak se 169 gola.
Me Eden Hazard, Pedro dhe Willian, mendohet se Aguero do të ishte ideal në garë për mnbrojtjen e titullit të kampionit të fituar me plot meritorë edicionin që e lam pas. /Korneri.net

PËRGJIGJU