SHPËRNDAJE

Një tifoz i Arsenalit është bërë temë kryesore në internet pasi ka bërë një “tattoo” në prapanicën e tij. Ai u kishte premtuar shokëve të tij se në rast të transferimit të sulmuesit Alexandre Lacazette, ai do ta realizoi këtë “tattoo” në prapanicën e tij, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, këtu nuk përfundon ky tregim sepse pikërisht mediat britanike nuk ia falën këtij tifozi duke bërë shaka me të. Nëse e shikojmë më mirë fytyrën e Lacazette në këtë “tattoo”, atëherë del se më shumë i përngjan futbollistit Darren Bent se francezit Lacazette, andaj ky person që realizon “tattoo”, nuk qenka artist i mire i zanatit të vet. /Korneri.net

PËRGJIGJU