SHPËRNDAJE

Diego Costa e ka lënë në gjysmë karrierën e tij te Chelsea pasi u prish keq me trajnerin Antonio Conte, dhe si shenjë hakmarrje ndaj italianit, braziliani i natyralizuar në spanjoll, ka lansuar një video në Instagram duke kërcyer me fanellën e klubit të tij të zemrës Atl.Madrid që për shumëkë do të jetë skuadra e tij e ardhshmme, shkruan Korneri.net.

Reprezentuesi spanjoll u pa duke vallëzuar me fanellën kuq e bardhë, dhe pas vetëm pak sekondash atij iu përgjigj apo më saktë i ka shkruar një koment shoku i tij Cesc Fabregas, mirëpo Costa iu përgjigj shumë shpejt duke dashur t’i dërgoj mesazh Contes: “Jepni një përqafim Contes”.

Costa është ende me pushime në Lagarto të Brazilit, dhe ajo që është e sigurtë, nuk e ka të ardhmen në klubin nga Stamford Bridge. /Korneri.net

PËRGJIGJU