SHPËRNDAJE

Tottenham është shumë afër të siguroj shërbimet e mbrojtësit argjentinas Juan Foyth nga Estudiantes për 8 milionë funte (rreth 11 milionë euro), shkruajnë mediat britanike, përcjell Korneri.net.

19-vjeçari prej kohësh është përcjell nga trajneri i Tottenham, Maurizio Pochetino i cili ka pasur disa herë bisedime me dikur bashkëlojotarin e tij, të famshmin Juan Sebastian Veron, i cili aktualisht është president i skuadrës së famshme argjentinase.
Veron e ka pranuar se bisedimet janë në fazën finale, dhe lojtari shumë shpejt do t’ia zgjat dorën qendëmbrojtësit tjetër Toby Alderweireld. Foyth ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë argjentinas U20. /Korneri.net

PËRGJIGJU