SHPËRNDAJE

Milan nuk e ka ndërmend të ndalet derisa t’i thyej të gjitha rekordet e mundshme të transferimeve në historinë e klubeve evropiane që për momentin mbahet nga Real Madridi. Rosonerët e rilindur me pronarët kinezë janë gati të “bombardojnë” me një emër të madh për fazën e sulmit Morata (favorit), Belotti apo Aubameyang, por ndërkohë për shikon edhe në objektivat tjerë, shkruan Korneri.net.

Është mesfushori i talentuar Renato Sanchez, dëshira e re e Milanos, anëtari i Bayern Munchen. Rosonerët i kanë ofruar bavarezëve 7 milionë euro në fillim për dy vite huazim dhe me opcion të blerjes së kartonit të tij prej 40 milionë euro, por njeriu kryesor te Bayern, Karl-Heinz Rummenigge ka qenë kundër kësaj oferte, mirëpo e ka pranuar se bisedimet mund të vazhdojnë dhe se janë të hapur për negociata.

“Në gramatikën e klubit tonë kjo do të thotë se jemi në fillimin e negoaciatave”, andaj Rummenigge ka lënë të kuptohet se Milan mund ta transferoj lojtarin më të mirë të ri të shpallur në Euro 2016. /Korneri.net

PËRGJIGJU