SHPËRNDAJE

E zyrtarizuan Bonuccin dhe Biglian dhe Milani ndodhet në Kinë për turneun parasezonal, kurse drejtuesit e klubit po punojnë për të sjellë në skuadër një sulmues të nivelit botëror, shkruan “Korneri.net”.

Mundsitë për të sjellë në “San Siro” Aubameyand dhe Belotti mbeten ende të hapura, por blerja e një sulmuesi të madh është domosdoshmëri, dhe mediat italiane raportojnë mëngjesin e sotëm se Morata mund të rikthehet në Serinë A, por ketë herë për të veshur fanellën kuqezi. Ndërkohë që edhe vetë sulmuesi shprehet se dëshiron të largohet nga Madridi.

Sipas mediave italiane, Real Madrid kërkon 90 milionë euro për Morata, por spanjollët janë gati të bisedojnë me kuqezinjtë për këtë transferim.

Më 3 qershor, Morata deklaroi se nuk ka ndërmend të rikthehet në Serinë A, për respekt të Juves, ku luajti deri vjet, por duket se sulmuesi është gati të pranojë ofertën e kuqezinjve edhe pse nuk do të luajë një sezon në Champions League.

Nëse Morata do të kalonte te Milan, atëherë për të do të jetë gati një pagë vjetore prej 10 mln eurove./Korneri.net.

PËRGJIGJU