SHPËRNDAJE

Lewis Hamilton duket se nuk është penduar aspak që i ka hapur rrugën shokut të tij të skuadrës duke e lejuar atë që ta parakalonte dhe t’i merrte vendin e tretë.

“Personalisht jam i kënaqur nga gara ime dhe jam krenar për veten”, shprehet Hamilton ndërsa për veprimin e tij që lejoi shokun e tij të skuadrës t’i zinte vendin në podium, ai thekson se: “Jam i kënaqur që e bëra, jemi një skuadër e mirë dhe këtë e treguam. Shpresoj vetëm që në fund të sezonit të mos jenë pikërisht këto 3 pikë që do të përcaktojë rënditjen në klasifikimi mes meje dhe Vettel”.

Ndërkohë që Valtteri Bottas, nga ana e tij, e ka falenderuar Hamilton për gjestin që bëri në pistë duke theksuar se ai e mbajti premtimin.

/Top-Channel

PËRGJIGJU