SHPËRNDAJE

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg është ndarë shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij në fitoren ndaj Maqedonisë, por ka kërkuar që “të mbetemi me këmbë në tokë”.

Kosova shënoi fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese, dhe këtë e bëri sonte ndaj Maqedonisë në ndeshjen e parë parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019”.

Skuadra e Greenbergut, që pati një organizim të shkëlqyeshëm sonte, fitoi me rezultat 72-68.

Greenberg veçoi paraqitjen fantastike të Dardan Berishës, i cili realizoi 28 pikë.

“Ky është një fillim i shkëlqyeshëm, por ne duhet të mbetemi me këmbë në tokë. Ishte një përvojë e veçantë për mua të shikoj Dardanin (Berisha) dhe mënyrën se si ai luajti. Ky ekip duhet të vazhdojë me këtë ritëm”, ka thënë Greenberg për KTV.

Ai më tutje ka shtuar se, “ne patëm një performancë të mirë në mbrojtje. Unë jam shumë i lumtur dhe krenar për të gjithë. Kjo do të jetë një natë e veçantë”.

PËRGJIGJU