SHPËRNDAJE

Klubi më i madh i basketbollit në vendin tonë Sigal Prishtina, ka bërë edhe një transferim të madh në këtë afat kalimtar, në mënyr që të përforcohet maksimalisht para se t’i nis ndeshjet kualifikuese për në Champions League.
Këtë herë kaltër e bardhët kryen punë me amerikanin Seab Webster, i cili së fundmi ka qenë pjesë në NCAA, ndërsa luan në pozitën 3-4, ndërsa në stinorin e tij të fundit ka pasur një mesatare shumë të mirë duke shënuar 19 pikë për ndeshje. ai gjatë karrierës ka realizuar 1890 pikë, dhe shquhet për tentime të sakta për tri pikë.
Webster është përforcimi i pestë i huaj dhe i shtati në përgjithësi.

PËRGJIGJU