SHPËRNDAJE

Pritja ka përfunduar dhe Neymar është zyrtarisht një futbollist i Paris St. Germain, teksa mund të luajë që nga kjo e dielë. Federata fraceze e Futbollit ka zyrtarizuar lejen e transferimit të brazilianit në skuadrën e tij të re.

Mëngjesin e së premtes, në arkat e Barcelonës janë derdhur plot 222 milionë eurot e klauzolës së prishjes së kontratës me futbollistin.

Kështu, Neymar mund të jenë i gatshëm të dielën në mbrëmje, në përballjen që Parisi do të ketë me rivalët e Guingampit.

Barcelona nuk kishte sjellë lejen e aktivizimit, në pritje të transferimit bankar nga ana e parizienëve. Pas kryerjes së veprimve bankare të premten në mëngjes, Barcelona ka depozituar në Federatën franceze lejekalimin, e Neymar mund të jetë në fushë të dielën në orën 21:00, në stadiumin e Guingamp.

/ Top Channel

PËRGJIGJU