SHPËRNDAJE

La Liga do të startojë sezonin e ri më 18 gusht me duelin Leganes-Aleves, teksa padyshim ky sezon do të dhurojë shumë emocione. Një ndër kampionatet më të bukura në botë do të ketë jo pak lojtarë në moshë të madhe.

Më i vjetri është mbrojtësi Cata Diaz, i cili luan në skuadrën e Getafes prej 7 sezonesh, por ende nuk ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë. Në 11-shen e lojtarëve të publikuar nga “Marca” me moshën më të madhe është dhe Andres Iniesta.

Mesfushori i Barcelonës tashmë është 33 vjeç, ashtu si edhe Mascherano, dhe me shumë mundësi në disa raste do të ngrohin dhe stolin.

PËRGJIGJU