SHPËRNDAJE
ROME, ITALY - AUGUST 30: Radja Nainggolan of AS Roma celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between AS Roma and ACF Fiorentina at Stadio Olimpico on August 30, 2014 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Interi ka qenë shumë pranë një prej transferimeve më të bujshme të merkatos së verës, Nainggolan. Sipas “Premium Sport”, klubi zikaltër kishte filluar kontaktet me mesfushorin e Romës duke i ofruar një kontratë të majme financiare.

Sapo ka marr vesh lajmin drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka kërcënuar presidentin James Pallotta me largim nëse shitet Nainggolan, dhe më pas verdhekuqët u tërhoqën nga marrëveshja që kishin me Interin. Vendimtare ka qenë dhe dëshira e lojtarit, i cili ka rinovuar gjatë kësaj vere.

Prapaskena është zbuluar nga gazetari Paolo Bargiggia, i cili është specialist i merkatos në kanalet e Mediaset.

PËRGJIGJU