SHPËRNDAJE

Për herë të parë në histori të Premier League, është zhvilluar një ndeshje në ditën e premte dhe këtë herë jo që ishte e para që nga viiti 1994, por ishte edhe ndeshja që e hapi edicionin 2017/18.
Arsenal dhe Leicester City përgatitëtn spektakël në Emirates me lojën e treguar përgjatë 90 minutave, pasi përveç që u shënuan shtatë gola, në përgjithësi ata kënaqën mijëra tifozë në stadium dhe miliona pranë talevizioneve.

Arsenali fitoi 4:3, por fitoren e siguroi në 10 minutat e fundit atëherë kur Wenger tregohet i madh duke futuar në lojë Ramsey dhe Giroud, të cilët edhe ia mundësuan tri pikët e para në këtë edicion, kur i pari barazoi e i dyti shënoi golin e fitores.

Serinë e nisi në debutim Alexandre Lacazette pas vetëm dy minutash lojë, por në akcionin e radhës Shinji Okazaki e barazoi rezultatin. Sulmuesi më i mirë i para dy edicioneve në Angli, Jamie Vardy e kaloi Leicesterin në epërsi, e cila qëndroi deri në sekondën e fundit të pjesës së parë kur Danny Welbeck barazoi.

Më të nis e dyta sërish reprezentuesi anglez Vardy e kaloi skuadrën e tij në epërsi prej 2:3, që qëndroi dëri në minutën e 83, kur superzëvendësuesit Aaron Ramsey dhe Olivier Giroud shënuan për fitoren e madhe të Arsenalit. /Korneri.net

PËRGJIGJU