SHPËRNDAJE

Me fitoren 2:1 ndaj Manchester United në Shkup para tri ditësh, Zinedine Zidane e fitoi Superkupën e Evropës, dhe trofeun e gjashtë prej se është trajner i Realit që një vit e gjysmë.

Florentino Perez menjëherë trajnerit të katërt më të trofeshëm në histori të klubit, ia lidhi kontratën e tre 3-vjeçare me një të re vetëm dy ditë pas mesfushorit Isco që poashtu e vazhdoi kontratën për ta rrit çmimin e klauzolës të tij në 700 milionë euro, shkruan Korneri.net.

E përditshmja madriliene “AS”, ka raportuar se mbrëmë vonë Zidane dhe Perez u dakorduan për kontratën e re pas disa muaj bisedimesh, por pritet që klubi më i madh evropian ta bëjë publike ditëve të ardhshme, kur do të ftohen edhe mediat.
Kjo mund të konsiderohet fitore për strategun francez pasi Perez gjithmonë i kishte ofruar kontratë 2-vjeçare, por Zidane e bindi të parin e klubit që marrëveshja të jetë e vlefshme edhe për një vit më shumë.

Përveç kënaqësisë emotive, Zidane do të përfitoj është kënaqësi materiale pasi do të paguhet nga 8 milionë euro në vit, gati përgjysmë më shumë se që e kishte deri më tash 4,3 milionë.
Kur në janarin e vitit 2016, Zidane e mori detyrën e trajnerit nga i shkarkuari Rafa Benitez, parashikohej si një zgjedhje e rrezikshme, por ai bëhet shumë shpejtë trajneri i parë që në verzionin e ri Champions League e fitoi dy herë titullin evropian. /Korneri.net

PËRGJIGJU