SHPËRNDAJE

Nuk e ka ndërmend të largohet pasi është dashuruar jashtëzakonisht shumë më klubin, por këta të fundit u desht t’ia rritin pagën në mënyrë që reprezentuesi gjerman të pranoj ofertën.

Mesut Ozil është shumë afër ta vazhdoj kontratën me Arsenalin pasi këta të fundit po i ofrojnë nga 250.000 funte në javë, pagë kjo e hatashme për mesfushorin.
Ozil ishte shumë seriozisht afër largimit, së paku sipas mediave britanike pikërisht për arsye se kërkonte pagë më të lartë, ashtu siç është edhe çështja me Alexis Sanchez, i cili është larg marrëveshjes së re.
Ky është një lajm i mirë për tifozët e Arsenalit, pasi edhe më tutje Ozil është ndër mesfushorët më cilësor në skuadrën londineze. /Korneri.net

PËRGJIGJU