SHPËRNDAJE

Nuk pati fitues në ndeshjen Watford-Liverpool, pasi “reds” pranuan gol  në minutën e 94.

Liverpool nuk e nisi ashtu siç deshti edicionin e ri në Premier League pasi barazoi 3:3 në udhëtim te Watford, në një tjetër ndeshje spektakolare.
Por, duhet theksuar se mbrojtja e Liverpool edhe këtë herë tregoj se është e dobët, dhe me këtë ritëm vështirë se Jurgen Klopp mund ta synojë titullin e kampionit.

Stefano Okaka Chuka e hapi serinë e golave, për ta barazuar rezultatin Sadio Mane.
Se mbrojtja do të jetë “thembra e akilit”, u pa pak më vonë kur Abdoulaye Doucoure shënoi lehtë në portën e Liverpool.
Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për Liverpool sepse Roberto Firmino nga penalltia dhe menjëherë në akcionine radhës Muhamed Salah shënuan për 2:3, dhe krejt në fund nga pozicioni jashtë loje, Miguel Britos shënoi për barazimin e parë në këtë edicion të ri, por goli i tij pranohet nga gjyqtarët.

PËRGJIGJU