SHPËRNDAJE

Viti i parë i Milanos në erën post-Barlusconi, ka nis me entuziazëm të hatashëm nga të gjithë, e sidomos tifozët rosonerë.

Blerjet e mëdha që kushtuar 209 milionë euro, ende pa përfunduar afarti kalimtar veror sepse po flitet se do të transferohen edhe një mesfushë dhe një top-sulmues, kanë bërë që tifozët e gjigantit italian dhe evropian të çmendet për abonime në mënyrë që të jenë sa më shumë në numër në San Siro, për çdo ndeshje që Milan sivjet i luan në shtëpi, shkruan Korneri.net.

Deri më sot sipas “Gazzetta dello Sport”, janë regjistruar më shumë se 29 mijë abonues të Milanos, por kjo shifër sipas zyrtarëve të klubit do të jetë edhe më i madh, ngase ka shumë kohë që këto shifra të rriten ndoshta edhe dyfishë.
Ëndrra e të gjithëve te Milan e sidomos nga pronarët e rinjë, ishte të tejkalohet shifra e 40 mijë abonuesve ngase këto shifra ishin për herë të fundit në vitin 2008 me saktësisht 42.822.
Duhet theksuar se vitin e kaluar tifozët e Milanos ishin abonuar vetëm 15.990 prej tyre, që ka qenë numri më i vogël në 30 vitet e fundit, por si po shkon trendi apo interesimi i tifozëve, shifra prej 40 mijë abonuesve do të tejkalohet dhe ndoshta edhe mund të jetë afro 50 mijë. /Korneri.net

PËRGJIGJU