SHPËRNDAJE

El Clasico i parë sezonal në mes kampionit evropian dhe spanjoll Real Madrid dhe rivalit të përjetshëm Barcelona, do të rikthejë betejën e fortë në fushë dhe jashtë saj.

Është Superkupa e Spanjës trofeu i parë që synohet nga këto dy superfuqi të futbollit në Kontinentin e vjetër, dhe e para sivjet në Camp Nou.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde do të provojë për herë të parë atmosferën e një El Clasico si protagonist, pasi përballja para një muaji në Miami mes rivalëve më të mëdhenjë në botën e futbollit, ishte thjeshtë një miqësore, shkruan Korneri.net.

Barcelona pas katër viteve do të luajë pas brazilianin e famshëm Neymar që kaloi te Paris SG, dhe vendin e tij pritet ta zë njëri nga lojtarët anësor Deulofeu apo Paco Alcaser, ata që do të duhet të luajnë në sulm me dyshen Messi-Suarez, ndërsa skema do të jetë e njëjtë 4-3-3.

Nga ana tjetër Reali hynë në ndeshje pas triumfit në Superkupën e Evropës, pasi mposhti Man.United 2:1, dhe me krenari hynë në këtë përballje, mirëpo edhe me mungesë të madhe të mesfushorit kroat Luka Modric.
Ndeshja e parë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 22.00, kurse ajo e kthimit pas tri ditësh në Sanbtiago Bernabeu në ora 23.00. /Korneri.net

PËRGJIGJU