SHPËRNDAJE

Klubi katalanas po punon shumë për të zyrtarizuar sa më parë pasuesin e yllit brazilian Neymar, që kaloi te PSG. Alternativat janë disa, por kanë sipkatur Philippe Coutinho i Liverpool dhe Ousmane Dembele i Borussia Dortmund.

Ish-mesfushori i famshëm i Barcellona dhe Spanjës, Xavi Hernandez, ka një mendim tjetër. Ai i sugjeron skuadrës katalanase mesfushorin e Nice, Jean Seri. “Kam dëgjuar të flitet për një lojtar, që e kanë quajtur “Xavi i Afrikës”. Nuk e njihja dhe pashë disa video të tij. Më ka mahnitur, pasi është një talent i vërtetë dhe që i përshtatet stilit të Barcellona. Klubi bën mirë ta marrë këtë lojtar, para se ta marrë ndonjë tjetër”, – tha mes të tjerash Xavi Hernandez.

PËRGJIGJU