SHPËRNDAJE

Trepça ’89 ka shkëlqyer në ndeshjen finale e Superkupës e Kosovës në futboll dhe sipas parashikimeve shnëoi fitore. Kampioni aktual kosovar ka deklasuar në finale me “manita”, 5:0 Besen e Pejës në stadiumin e qytetit në Gjilan i cili edhe në trening të Dritës apo Gjilanit ka qenë me më shumë shikues se në këtë përballje pa inters të adhuruesve të futbollit, shkruan Korneri.net

89-shi shënoi një herë brenda pjesës së parë me afrikanin Henry Chibuze. Kurse shkëlqimi i “Xehtarëve”, vazdhdoi në pjesën e dytë atëherë kur Besa e Pejës ecte nëpër fushën e blertë.
Shpëtim Idrizi realizoi golin dytë pas asitimit të Chibuze, kurse Arbnor Muja i dha fund çështjes së fituesit edhe ashtu të ditur para ndeshjes.
Golat tjerë i realizuan Florent Hasani dhe më i miri i edicionit të kaluar Otto John. /Korneri.net

PËRGJIGJU