SHPËRNDAJE

Është mbyllur në një barazim spektakolar 3-3 ndeshja miqësore mes Tiranës dhe Lirisë së Prizrenit, e luajtur sot në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë u treguan superiorë ndaj kundërshtarit në pjesën e parë teksa fituan me rezultatin 1-0 falë golit të Dokës në minutën e 21-të. Në pjesën e dytë ishte sërish Doka që dyfishoi shifrat në minutën e 53-të, por në të 66-n Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi rihapi ndeshjen falë golit të Mustafës.

Në minutën e 77 Korenica barazoi rezultatin, ndërsa në të 90-n Artur Magani përmbysi gjithçka në favor të skuadrës nga Prizreni, megjithatë ata nuk arritën ta ruanin avantazhin pasi vetëm 1 minutë më vonë ishte Uellison që barazoi shifrat duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-3.

/Panorama-Sport

PËRGJIGJU