SHPËRNDAJE
BRIGHTON, ENGLAND - AUGUST 12: Sergio Aguero of Manchester City celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Manchester City at the Amex Stadium on August 12, 2017 in Brighton, England. (Photo by Victoria Haydn/Manchester City FC via Getty Images)

Manchester City e ka nisur me fitore edicionin e ri në Premier League. Cityzens shënuan fitore në udhëtim te debutuesit në elitën e futbollit anglez Brighton me rezultat 0-2.

Skuadra e Guardiolës edhe pse ishte dominuese gjatë gjithë ndeshjës, golin e epërsisë e arriti vetëm pas 70 minutave lojë me golin e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero.

Se City nuk do të ketë problem të arrin te pikët e plota na bëri të kuptojmë autogoli i Lewis Dunk, i cili e dërgoi topin në golin e gabuar, për të vulosur fatin e takimit.

City tani ka 3 pikë, ndërkohë në javën e ardhshme do të ketë punë me Swansea City, në shtëpi.

PËRGJIGJU