SHPËRNDAJE

Nëse dikush në vendin tonë mund dhe dinë ta kritikoi lojën e basketbollistëve kosovar, atëherë pa asnjë dyshim është Agon Fehmiu i cili për vite të tëra ka qenë ai që ka ngrit nivelin e kësaj loje në vendin tonë në kohën sa punonte si gazetarë sportiv.
Megjithatë, njohja e tij e madhe në këtë sport lejon që të shfryjë tërë mllefin e tij për disfatën që e pësoi Kosova nga Maqedonia 87:74, dhe në rrjetin e tij social facebook, në këtë mënyrë ka shkruar dhe reaguar për lojën e tanëve në “Boris Trajkovski: në Shkup.

“ Po du me plas kur po shoh se po hup Kosova (basketboll) per shkak te budallakive individuale. Askush nuk eshte me i madh se ekipi bre nonen ja kajsha prej 29 tentimeve vetem 9 treshe. Dardan Berisha gjuan 9/1 edhe Bamforth 8/2 …po a ka dikush qe ju thote ndaluni o burra se nuk eshte stervitje e shutit..knej prapanicen nuk e qojne me i mbyll lojtaret ne mbrojtje (apo qysh po i thojne tash ekspertat box out) dhe si rezultat kemi 17 kercime ne sulm te maqedonve kurse ne anen tjeter ne i kemi vetem 8 ( 2 prej tyre nje pas nje i beri Mekaj – hallall djaloshi per luften e bere, po luan me shpirt). Totali i kercimeve 46/35…
Dmth.
Nuk e kemi qu prapanicen me e mbyll mire kundershtarin ne mbrojtje gjate kercimeve, nuk e kemi mbyll hapesiren,. kemi gjujte si ne stervitje dhe ..hajde qe paskemi gjujte por pse bre mos me shku me kercy ne sulm. Sonte ma shume jam zhgenjy se me Estonin.
Ishalla koncentrohen si duhet me Estonin edhe e fusin ne funksion pak edhe logjiken kurse “yjet” e ekipit duhen me e marr pergjegjesin per me lujt e jo me bo “shoë” edhe me mu sjell si kabadahi neper terren.
QAQ per sonte”. /Korneri.net

PËRGJIGJU