SHPËRNDAJE

Sporti kosovar në shumë aspkete ka qenë është dhe do të jetë shumë mbrapa nga shtetet e rajonit e mos të flasim për Evropë, sepse përveç cilësisë jo të duhur, punës jo adukuate dhe kushteve për punë, problemi më i madh mbetet ai financiar.
Shumë klube në vëndin tonë telashën kryesore e kanë (paranë), sepse ai shihet si në çdo vend tjetër çelësi i sukseseve, kurse disa klube sportive (në veçanti futboll dhe basketboll) e kanë një strategji edhe më të gabuar kur investojnë një apo dy vite, dhe më pas bankrotojnë.
Këtë e ka përjetuar Llamkos Kosova dhe deri diku edhe Hajvalia në futboll, ndërsa hapave të tyre po shkon Peja në basketboll, ndërsa fare më mirë nuk i ka punët as Besa në futboll.

Pikërisht këtë shkrim e kemi bërë për dy klubet pejane që historikisht kanë dhënë shumë për sportin tonë, e më së shumti lojtarë.
Por, çfarë po ndodh në të vërtetë me këto klube që kanë mbetur në mishirën e askujtë.
Rasti më i mirë ishte ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll ndërmjet Trepçës ’89 dhe Besës (5:0) e zhviulluar të shtunën në Gjilan.
Mitrovicasit edhe me skuadër të dytë do të shënonin fitore kundër Besës që mezi i nisi përgatitjet për stinorin e ri i cili do të jetë më i vështiri për ta, sepse nga klubi janë larguar gati futbollistët më të mirë për shkak se nuk ka klubi t’i paguaj dhe ambicjet e Besës janë të barabarta me zero.

Loja që treguan djelmoshat e Valdet Shoshit ishte e ngjashme me një skuadër të ligës së parë apo të dytë kosovare. Përgatitja fizike ishte minus, ideja për akcion, angazhimi dhe vullneti i futbollistëve ishte nën nivelin e kërkuar dhe me këtë ritëm dhe lojë Besa nuk mund të shkoj larg apo përkundrazi, do të luftojë për mbijetesë.
Është e vërtetë se te Besa kanë mbetur dy-tre ose katër lojtarë që mund të japin diçka më shumë, por të tjerët janë të rinjë dhe pa përvojë të duhur për Vala Superligë, andaj elita nuk është kafshatë që kapërdihet lehtë.

Peja edhe më keq?

Nëse Besa në futboll do të luftojë për mbetje në elitë, apo ndoshta këtë do ta sigurojë me angazhim maksimal të lojtarëve, në basketboll Peja i ka punët edhe më keq.
Kubi pejan që në vitet e fundit ka luftuar vazhdimisht për titull të kampionit dhe trofeun në Ligën Ballkanike ku ishte afër triumfit, atmosfera brenda është katastrofale e mos të flasim borxhet që i kanë në FBK-së, dhe FIBA.
Sipas disa informacioneve që i posedon “Korneri.net”, borxhet e klubit janë afro 50.000 euro, dhe tashmë ka zëra se Peja mund edhe të shuhet në mënyrë që t’i zvogëloj sado pak këto borxhe te FBK-së, por duke i nisë më pas garat nga një rang më i ulët, mirëpo si do t’ia bëjnë te FIBA.
Janë shumë basetbollistë të huajë ndaj të cilëve kryesia e klubit nuk iu ka kryer obligimet (pagat e merituara), andaj ende askush nuk e di se në çfarë mënyre do ta nis Peja edicionin e ri, nëse kanë plane të nisin.

Ku janë bizneset pejane që po flejnë!

Pse e kemi titulluar këtë shkrim që dy këto klube kanë mbetur në mëshirën e askujtë.
Nëse marrim parasysh bizneset që operojnë në qytetin e Pejës, atëherë është e pashpjegueshme, dhe e pabesueshme se si asnjëra prej tyre nuk i ofrjnë ndihmë klubeve si Besa dhe Peja. Lirisht mund të thuhet se këto binzese janë më të fuqishmet në Ballkan dhe më gjerë ndoshta, dhe milionat që i sillin nëpër duar asnjëherë nuk i kanë futur në sport. Mund të të duket ndoshta e pamundur kjo që po themi, mirëpo vetëm nga 5% të përfitimeve që kanë këto binzese në Pejë t’i investojnë te Besa dhe Peja, sigurtë çdo vit do të ishin pretendentet kryesore për titull për të mos themi kampionë të sigurtë. Dhe nëse kjo do të ndodhtte atëherë edhe garat evropiane do të ishin më lehtë të menaxhueshme me këta sponzor që do të shiheshin në Kontinentin e vjetër sa herë që Besa dhe Peja do të luanin jashtë qytetit më të fuqishëm financiarisht në Kososë. /Korneri.net

PËRGJIGJU