SHPËRNDAJE

Stadiumi i qytetit të Prishtinës, ngadalë po merr formë moderne dhe po shkon drejt përfunimit të punimeve. Redaksia e Korneri.net sot ishte dhe vizitoi nga afër ecurinë e punimeve të cilat po vazhdojnë me ritmin e duhur dhe së shpejti pritet të përfundojnë.

Tashmë tapeti i blertë ka filluar gjelbërohet pasi drenazha dhe sistemi i ujitjës janë perfekte, andaj gjendja e fushës nga dita në ditë po përmisohet vazhdimisht. Por, nuk do të jenë vetëm futbollistët ata që do të kenë privilegje në këtë stadium, pasi së shpejti edhe tribunat do të marrin pamje fantastike me ulëse bashkëkohore dhe shumë komode për adhuruesit të cilët do të vendosin të shikojnë ndeshjet nga afër.

Punëkryesit kanë vendosur ulësen e parë në shkallët e stadiumit me qëllim që anëtarët e FFK-së dhe Ministrisë së Sportit dhe gazetarët të njoftohen për cilësinë e madhe të tyre që do të jenë shumë më bashkëkohore dhe të forta se ulëset e mëparshme.

Poashtu me rritëm të njëjt po punohet edhe në brendësinë e stadiumit ku gjenjda nga e kaluara ka ndërruar pothuajse 100 %.

Kështu pritjës të FC Prishtinës dhe Përfaqësuesës së Kosovës, shpejt do ti vie fundi dhe nuk do të kenë nevojë të vrapojnë derë më derë për të zhvilluar një ndeshje në shtëpinë ku janë zot shtëpie.

PËRGJIGJU