SHPËRNDAJE

Nuk do të ketë finale të parakoshme Nadal – Federer në gjysmëfinale të US Open. Nëse tenisti spanjoll kaloi pa vështirësi rusin Roblev, mbreti Roger u dorëzua para argjentinasit Juan Martin Del Potro 1-3 me sete, 7-5, 3-6, 7-6, 6-4 në 2 orë e 55 minuta lojë. Zvicërani nuk ishte i zakonshmi në këtë duel, ndërsa Del Potro u shfaq në versionin e tij më të mirë. Argjentinasi fitoi setin e parë duke e thyer 36-vjecarin në shërbim në gejmin e 11-të. Në setin e dytë Federer ruajti ekuilibrat dhe pasi fitoi me shërbimet e kundërshtarit në gejmin e katërt, e mbylli setin 6-3. Ekulibër i plotë në setin e dytë deri në momentin e tie – break, me Federer që shpërdori katër “set point”, duke i dhënë mundësi Del Potros të merrte sërish avantazhin me sete. Vendimtar seti i katërt, ku në gejmin e pestë Federer u thye në shërbim, duke humbur 4-6 dhe gjithë takimin 1-3.

Eliminimi i Federer i siguron vendin e parë në renditjen e përgjithshme Nadalit, që e siguroi gjysmëfinalen pasi mposhti 3-0 me sete, Rublev, 6-1, 6-2 dhe 6-2 . Një duel pa shumë histori, pasi tenisti rus mundi të fitonte në total vetëm 5 gejme, që nuk do t’i mjaftonin së bashku për të marrë qoftë një set. Në gjysmëfinale Nadal do të përplaset me Del Potron, ndërsa Anderson me Carreno-Busta-n.

Sa u përket femrave amerikania Keys mposhti pastër 2-0 me sete, 6-3, 6-3 estonezen Kanepi. Një tjetër teniste nga Shtetet e Bashkuara, Vandeweghe, u kualifikua në gjysmëfinale, pasi kaloi po 2-0 me sete, 7-6, 6-3 ceken Pliskova. Interesant fakti që të katra gjysmëfinalistet janë nga Shtetet e Bashkuara, teksa Venus Williams do të letë përballë Stephens ndërsa Vandeweghe do të sfidohet nga Keyes.

 

/Supersport.al

PËRGJIGJU