SHPËRNDAJE

Një tjetër mbrëmje për tu kujtuar gjatë dhe për tu vendosur në vitrinë për Rafael Nadal. Ndryshe nga rivali i tij i madh Roger Federer, numri 1 i Botës ia doli, arriti të eliminonte në 4 sete, Juan Martin Del Potron në gjysmëfinalet e Us Open, me Nadalin që siguroi finalen e tij të 23-të në një turne Slam. Pengesa e fundit për 31-vjecarin nga Mallorca, do të jetë afrikano-jugori Kevin Anderson i cili spikati në gjysmëfinalen tjetër duke mposhtur po 3-1 me sete , iberikun tjetër Pablo Carreno Busta, duke evituar kështu një finale të gjithën spanjolle.

Nadal i trembej jo pak Juan Martin Del Potros pasi argjentinasi në cerekfinale me një lojë të shkëlqyer nxorri jashtë grand-slamit njujorkez numrin 3 të Botës dhe njëkohësisht 5 herë fituesin e Us Open, zviceranin Roger Federer. Edhe përballë spanjollit, argjentinasi e nisi me marshin e 5-të sfidën duke fituar setin e parë 6-4 dhe duke i futur të dridhurat Rafës. Por Nadal si një kampion i madh që është arriti të menaxhonte situatën e vështirë në të cilën ndodhej, duke ndryshuar ritëm. Tre setet pasardhëse folën vetëm për Rafën i cili humbi në total 5 game për suksesin final 3-1 me sete me shifrat 4-6 6-0 6-3 6-2. 2 orë e 34 minuta lojë i mjaftuan Nadal për të kapur finalen e Us Open aty ku do të synojë titullin e tretë në karrierë mbrëmjen e kësaj të diele pas sukseseve në 2010 dhe 2013.

Do të jetë një duel mes dy tensitëve të datëlindjes 1986 ai mes Nadal dhe Kevin Anderson sepse në moshën e 31-vjecare afrikano-jugori arriti nivelin më të lartë në karrierën deritanishme duke bërë realitet një ëndërr. Anderson do të luajë për herë të parë në një finale të një turneu Slam pasi mposhti ekzaktësisht si Nadal, 3-1 me përmbysje në gjysmëfinalen tjetër Pablo Carreno Bustan. Në dicka më pak se 3 orë lojë tenisti nga Afrika e Jugut, aktualisht i 32-ti në klasifikimin Botëror triumfoi me shifrat 4-6 7-5 6-3 6-4.

/Supersport.al

PËRGJIGJU