SHPËRNDAJE

Spanja ka kaluar në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.

Mbrojtësi i titullit evropian në basketboll përfaqësuesja e Spanjës, ka depërtuar në çerekfinale të Eurobasket 2017 në Stamboll, duke e mposhtur skuadrën vendase Turqinë me rezultat 73:56 (19:10, 14:15, 16:18, 24:13).

Spanjollët deri te fitorja erdhën më vështirë se që tregon rezultati m,ë 17 dallim sepse turqit në mesin e periudhës së fundit ishin vetëm gjashtë pikë larg (56:50). Arsyeja kryesore pse vendasit ishin afër edhe ndoshta të kthehen krejt në lojë, ishte përqindja e dobët e spanjollëve për tri pikë.
Mirëpo, në fund Rubio dhe Hernangomez qëlluan për tri pikë duke e vendosur kështu fitoren e Spanjës.

Ricky Rubio me 15 pikë ishte lider i kampionëve, derisa Furkan Korkmaz me 20 pikë ishte më efikasi te Turqia.
Spanja në çerekfinale do të luaj kundër Gjermanisë e cila e eliminoi Francën pas fitores 84:81. /Korneri.net

PËRGJIGJU