SHPËRNDAJE

Rafael Nadal e fitoi edhe Grand Slam-in, e 17 në karrierë pas triumfit në finale ndaj Anderson.

Tenisti spanjoll pas këtij triumfi ndaj Kevin Anderson me rezultat 3:0 në sete 6-3, 6-3, 6-4, e përforcoi edhe më shumë pozitën e parë në ranglistën botërore ATP, post të cilin po e mban me plot meritë dhe pas një kohe mjaftë të gjatë të dominimit të Gjokovic dhe një periudhë të shkurtër edhe të Federer, shkruan Korneri.net.

Nga ana tjetër tenisti amerikan Andreson n.28 në ATP kishte gjasë që ta fitonte trofeun e parë në karrierë dhe atë para tifozëve të vet dhe të bëhet i pari pas vitit 1984 që fiton në shtetin e vet sikurse që e kishte bërë Kevin Curren duke e mposhtur në finale suedezin e famshëm Mats Ëilander.

Rafa Nadal për herë të 17 në karrierë e fiton një turne të madh Grand Slam, duke lënë pas kundërshtarin e tij pas vetëm 2 orë e 27 minuta lojë. Nadal edhe një herë tjetër shfrytëzonte lojën e gjatë dhe gabimet e mëdha që i bënte Anderson me shumë gjasë edhe nga dëshira e madhe për fitore dhe përvojës jo të duhur në finale në garave si US Open. /Korneri.net

PËRGJIGJU