SHPËRNDAJE

Po përfundon telenovela Diego Costa pas një kohë të gjatë.

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle, prej se është prish me trajnerin italian të Chelsea, Antonio Conte, është në pushime në Brazil, dhe ende nuk është rikthyer në Evropë pasi nuk e ka ndërmend të luaj më për klubin londinez pas gjithë asaj që i ndodhi, shkruan Korneri.net.

Pas shumë diskutimeve që pati ai si lojar me Conten, pastaj edhe me kryesinë e klubit, Diego Costa vendosi të rikthehet në klubin e tij të zemrës Atl.Madrid, që arriti më në fund të bind Chelsea që ta shet. Por, sipas mediave britanike dhe spanjolle, Atl.Madrid do të realizoj transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit, sepse Costa i cili do të jetë anëtar i ri i madrilianëve në ditët e para të janarit 2018, do t’i kushtoj 60 milionë euro me bonuse, ndërsa e shiti te Chelsea për 35 milionë euro. /Korneri.net.

PËRGJIGJU