SHPËRNDAJE

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Juventusit.

Ai i vlerësoi lart dy futbollistët e Juves, Gianluigi Buffon dhe Lionel Messi.

“Nuk do të futemi në lojë për hakmarrje. Çfarë ka ndodhur i mbetet vitit të kaluar. Ne jemi të fokusuar për edicionin e ri”, deklaroi Ter Stegen.

“Buffon është një idhull për të gjithë botën e futbollit. Është duke luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme në një moshë ku shumë portierë e mbyllin karrierën. Ai luan sikur të ishte 30 vjeçar. Unë kam respekt të madh për të”.

“Dybala? Ai është përmirësuar edhe më shumë. Ështën jë lojtar që mund të bëjë ndryshimin”, shtoi ai.

PËRGJIGJU