SHPËRNDAJE

Angel Di Maria ka qenë shumë afër të vesh fanellën e Barcelonës gjatë kësaj vere.

Nuk ka qenë fshehtësi se Barcelona kërkonte edhe ish anëtarin e Real Madridit në afatin kalimtar veror pas largimit të Nymar te Paris SG, shkruan Korneri.net.

Por, tash disa javë pas mbylljes së afatit kalimtar, e famshmja franceze L’Equipe, ka shkruar për këtë transferim të bujshëm që do të bënte krenarë Kataluninë, por aspak kryeqytetin spanjoll Madridin.
Në fakt, Di Maria që ka qenë objektiv shumë serioz i Barcelonës, nuk kaloi në Camp Nou për të vetmin qëllim…që Barcelona nuk i dha edhe 10 milionë më shumë apo më saktë 60 milionë euro sa kërkonte PSG. Barcelona ofroi 45 milionë menjëherë dhe 5 milionë të tjera bonus, dhe pasi u prish marrëveshja, shpenzoi për Ousmane Dembele 145 milionë euro. /Korneri.net

PËRGJIGJU