SHPËRNDAJE

Ndeshja kryesore e xhiros së katërt në Vala Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Feronikelit dhe Llapit nuk dha fitues pasi skuadrat nuk arritën të shënojnë asnjëherë.

Një pikë e fituar për Llapin është e mirë në një fushë të vështirë siç është ajo në Drenas, derisa dy pikë të mëdha të humbura për Feronikelin që ishte skuadër më e mirë gjatë tërë ndeshjes, mirëpo kështu ndodh në futboll.

Edhe vet trajneri Gani Sejdiu ishte i kënaqur me lojën e treguar nga të përzgjedhurit të tij, por problemin më të madh po e sheh aspektin psikologjik te lojtarët të cilët nuk po i konkretizojnë mundësitë e krijuara.

Në minutën e katërt të kohës shtesë, gjyqtari kryesor Gramoz Shala akordoi penallti për Feronikelin, por për çudi vetëm 30 sekonda më vonë e ndryshoi mendimin e tij pas asistimit të gjyqtarit anësor, dhe për vendim të tij pati mjaftë fjalë dhe paknaqësi te tifozët dhe vet klubin e Feronikelit.

PËRGJIGJU