SHPËRNDAJE

Favoriti më i madh i Eurobasket 2017, përfaqësusja e Spanjës depërtoi në gjysmëfinale.

Fuqia e baketbollit evropian shënoi fitore në çerekfinale ndaj Gjermanisë me rezultat 84:72, edhe pse një deri në mesin e periudhës së dytë ishte në disavantazh me gjermanët që aplikuan lojë shumë të fortë të mbrojtje, por e cila nuk u zgjati shumë derisa nisi ofanziva e madhe e spanjollëve, shkruan Korneri.net.

Ishte barabartë situata deri te barazimi i pestë 50:50, dhe prej këtij momenti e tutje Spanja ishte dominuese në parket dhe ngadalë dhe sigurtë ngriti eërsinë që në fund të periudhës së tretë shkoi në +12 (65:53). Më meritori në këtë periudhë që Spanja në njëfarë mënyrë e siguroi gjysmëfinalen ishte i pandalshmi Marc Gasol që për 10 minuta lojë shënoi 16 pikë prej tre treshe të një pas njëshme në 130 sekondat e fundit të kësaj pjesëlojë.

Periudha e fundit ishte më shumë formalitet sepse Spanja dominoi në tërësi dhe në fund e mbylli ndeshjen me 12 pikë epërsi edhe pse në një moment shkoi në +17 (79:62.
Më meritorët në këtë triumf të Spanjës ishin, Marc Gasol me double-double me 28 pikë e 10 kërcime, i ndjekur nga vëllau i tij më i madh Pau Gasol që i shtoi 19, ndërsa pikë dyshifrore i shënoi edhe Sergio Rodrigiez 11.
Te Gjermania më i miri ishte anëtari i Atlanta Haëks, Dennis Schroder me 27 pikë e 8 asistime dhe Daniel Theis me 15 pikë të shënuara.

Në gjysmëfinale Spanja takohet me fituesin e ndeshjes tjetër çerekfinale, Slloveni-Letoni. / Korneri.net.

PËRGJIGJU