SHPËRNDAJE

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në miqësoren e zhvilluar ndaj Mornarit.

Në 10 ditët e fundit skuadra më e madhe kosovare e basketbollit, Sigal Prishtina, është duke lujtur shumë ndeshje miqësore me skuadrat nga rajoni, dhe të martën mbrëma palestrën e sporteve e vizitoi Mornari i Tivarit, shkruan Korneri.net.

Kaltër e bardhët shënuan fitore me rezultat të ngushtë 64:62, në një ndeshje plotësisht të barabartë, ku në momente skuadra jonë ishte diçka më e mirë.
Por, lajmi i keq për kryeqytetasit ishte lëndimi i Lis Shoshit në fund të çerekut të tretë.
Ai pësoi lëndim në gjurin e këmbës, dhe sinjalet e para nuk ishin aspak positive.
Mbetet për të kuptuar për natyrën e lëndimit të tij, edhe pse gjasat janë minimale që ai të paraqitet të mërkurën mbrëma, kur këto skuadra do të përballen sërish në palestrën e sporteve në Prishtinë. /Korneri.net

PËRGJIGJU