SHPËRNDAJE

Një senacë stërvitore për Chelsea ndaj kundërshtarit të dobët Qarabag.

Londinezët të cilët rikthehen në Ligën e Kampionëve pas një vit pushimi, realizuan fitoren e madhe në grupin C, për ta komanduar grupin më të vështirë ku janë edhe Roma e Atl.Madrid, shkruan Korneri.net.

Pedro Rodriguez e nisi serinë e golave me të nis ndeshja, për ta dyfishuar epërsinë italiani Davide Zappacosta që realizoi golin e parë në fanellën e kampionit anglez.
Cezar Azpiliqueta e trefishoi epërsinë, kurse pas tij në listën e golashënuesve u shënuan Tiemoue Bakayoko dhe Michy Batshuayi, dhe në fund autogoli i Maksim Medvedev. /Korneri.net

PËRGJIGJU