SHPËRNDAJE
Barcelona's forward from Argentina Lionel Messi celebrates after scoring during the UEFA Champions League Group D football match FC Barcelona vs Juventus at the Camp Nou stadium in Barcelona on September 12, 2017. / AFP PHOTO / LLUIS GENE (Photo credit should read LLUIS GENE/AFP/Getty Images)

Nëse dikush mendon se epoka e Barcelonës, ka mbaruar gabohet rënd. Këtë më së miri e tregon performanca e shkëlqyeshme në “Camp Nou”, ku Barça shkëlqeu plotësisht duke e deklasuar Juventusin me rezultat 3-0.

Blaugranët treguan edhe njëherë se janë në formë të shkëlqyer duke dominuar në tërsi kampionin italian, sikurse me lojë ashtu dhe rezultat.

Leo Messi ishte fantastik sonte me dy gola spektakolar. Argjentiasi fillimisht shënoi në fund të pjesës së parë. Mandej rradha ishte për kroatin Rakitic, për t’u rikthyer sërish Messit, që shënoi për rezultatin final.

Barcelona pas kësaj fitore është lider i grupit falë golavarezhit, pasi tre pikë ka dhe Sporting që sonte mposhti Olympiacosin e Besnik Hasit, me rezultat 2-3.

PËRGJIGJU