SHPËRNDAJE

Me Neymar dhe Mbappe në fazën e sulmit dhe të përhershmin Cavani, nënkampioni francez paralajmëron kundërshtarët sivjet.

PSG shënoi fitore të madhe dhe shumë të lehtë 0:5, në udhëtim te Celtics që përjetoi humbjen më të thellë në Ligën e Kampionëve në dy dekadat e fundit.
Neymar dhe Kylian Mbappe shënuan dy golat e parë, para se Edinson Cavani të realizonte nga penalltia golin e tretë që id ha fund çështjes së fitores.

Me kaq nuk u ndal PSG që në pjesën e dytë shënoi golin e katërt apo më ndihmën e Likael Lustig (autogol), derisa golin e fundit e shënoi sërish Edinson Cavani për rezultatin final. /Korneri.net

PËRGJIGJU