SHPËRNDAJE

Bayern Munchen definitivisht është skuadër tjetër në Ligën e Kampionëve.

Bavarëzët e kritikuar ashpër në kampionat pas disfatës në Bundesliga nga Hoffenheim, shënuan fitore në shtëpi në ndeshjen e parë ndaj Anderlecht 3:0, triumf ky që ishte i pritshëm, shkruan Korneri.net.

Belgët shkaktuan penallti në minutën e 12, pas së cilës Sven Kums si futbollist i fundit u përjashtua me të kuq. Robert Lewandowski shënoi nga 11 metra për ëpsrinë fillestare.
Thiago Alcantara i kthyer apo riaftësuar plotësisht nga lëndimi shënoi golin e dytë, derisa të tretin dhe të fundit e shënoi Joshua Kimmich.
Bayer i dyti në tabelë në grupin B, pasi shënoi dy gola më pak se PSG. /Korneri.net

PËRGJIGJU